Si rrallëherë, Donaldi rrëfeu gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP disa probleme familjare, të cilat nuk i kishte përmendur më parë.
Teksa diskutohej përplasja e tij me Ilirin, aktori se është në një process gjyqësor dhe disa njerëz të afërt të familjes.
“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? Mua më pëlqen të flas me Ilirin. Kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ‘Çne ti me Ilirin?’ I thashë ‘Po unë nuk i kam ndarë tokat me të në Rradhimë. Tokat në Rradhimë m’i kanë marrë dajat e babit, i kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’”– është shprehur ai.
Si Iliri, ashtu dhe Donaldi konsiderohen konkurentë mjaft të fortë dhe pretendentë për cmimin e madh, ndërsa përplasjet mes tyre nuk kanë munguar gjatë kësaj kohe.