KreuCelebrity

Fotoja e Krishtlindjes e familjes Beckham, kishte një detaj që na bëri për të qeshur!  

Fotoja e Krishtlindjes e familjes Beckham ishte realizuar me shumë mjeshtëri: të gjithë të veshur bukur e tepër ceremonialë për rastin, në sfondin e një dhome dhe peme luksoze. Shumë serioze pra, gjithcka apo jo? Në fakt, jo tamam.

Ndjekësit e ciftit të famshëm në rrjetet sociale vunë re një detaj gazmor në këtë foto dhe tani, aty janë fokusuar të gjithë.

David Beckham shihet aty sesi është ngritur në majë të gishtave për mos u dukur më i shkurtër se djemtë e tij. Kaq mjaftoi që të nisnin ngacmimet ndaj ish fubollistit.

Sakaq, po komentohet si mjaft interesant fustani i gjelber që Victoria kishte zgjedhur për këtë foto, ndërsa pranë vëllezerve të mëdhenj me kostume elegante, ishte dhe 10-vjeçarja Harper që mbante një fustan të bardhe me blu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF