KreuCelebrity

Xhoni kërkon ta puthë në buzë, por Anxhi e refuzon për një arsye!

Në spektaklin e kësaj të hëne në “Love Story” u transmetua takimi i tretë mes Anxhit dhe Xhonit.

Një takim plot me emocione, ku në një moment Xhoni i kërkoi që t’i japë konkurrentes një puthje në buzë, por ajo nuk pranoi duke i thënë se është diçka shumë intime dhe nuk kanë pse e shohin të gjithë.

“Nuk kanë pse të na shikojnë se si puthi unë apo si puth ti. Mendoj se është diçka intime që duhet ta përjetojmë ne të dy”, u shpreh ajo, teksa Xhoni e ka mirëkuptuar këtë zgjedhje të konkurrentes.

Pjesë nga biseda mes Anxhit dhe Xhonit:

Anxhi: Nuk kanë pse të na shikojnë se si puthi unë apo si puth ti. Mendoj se është diçka intime që duhet ta përjetojmë ne të dy. U mërzite?

Xhoni: Jo nuk u mërzita fare, të kuptoj shumë mirë. Ti thua prapa kamerës je gati ndërsa para kamerës është diçka…

Anxhi: Jo nuk është vetëm ajo pjesa. Të thashë më duket diçka shumë intime.

Xhoni: Po kjo është loja.

Anxhi: E di që është loja, por nuk e pranoj dot unë.

Xhoni: Unë e kuptoj se do pak siguri dhe unë e kam të vështirë me këtë situatë, është shumë rrëmujë.

Anxhi: Sigurisht, as unë nuk po të kërkoj ty siguri dhe do të të jap unë ty puthje.

Xhoni: Jam duke e menduar dhe kam… Nuk është situatë që e kam pasur përpara. Një pjesë të sigurisë ta jap.

Anxhi: Kemi dalë 3 herë në takim.

Xhoni: Mos mendo se atë që më the unë nuk e vlerësoj…

Anxhi: Shpresojmë në të radhës.

Xhoni: Do e shohim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF