KreuCelebrity

“Unë gjithë ky yll këtu brenda, ti mendon për..”, Beatrix mërzitet me Donaldin!

Marrëdhënia mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” duket se ka filluar të ketë krisjet e para.

Teksa aktori po mendonte për botën jashtë, Beatrixit nuk i ka pëlqyer aspak. Ajo u largua prej tij duke i thënë se nuk ka pse të mendojë, kur e ka atë brenda, “Pse mendon për botën jashtë kur më ke këtu brenda mua, gjithë ky yll”.

Gjatë ditëve të fundit ata kanë pasur shumë biseda që lidhen me të ardhmen e marrëdhënies dhe me jetën jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku u krijua afrimiteti dhe lidhja.

Biseda mes Donaldit dhe Beatrixit:

Beatrix: Mirë ik me Monikën se ajo të nxjerr nga gjendja.

Donald: Nuk jam në gjendje, mos më fut në atë gjendje.

Beatrix: Po ik ore. Ti po më akuzon mua se po të fus në atë gjendje.

Donald: Thjesht mos i shiko gjërat ashtu.

Beatrix: Ik ore, pse sheh dritat kot. Çfarë mendon?

Donald: Për botën jashtë.

Beatrix: Çfarë mendon për botën jashtë?

Donald: Çfarë do bëj kur të dal.

Beatrix: Po unë këtu si pemë, faleminderit për mirëkuptimin. Pse mendon për botën jashtë kur më ke këtu brenda mua, gjithë ky yll.

Donald: Ke të drejtë.

Beatrix: Jo nuk kam të drejtë fare. Më lër.

Donald: Mos më lodh se dua të rri kështu, nuk dua të çohem.

Beatrix: Po ik, ke jetën tate dhe botën tate përjashtë. Unë kam botën time këtu brenda momentalisht.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF