KreuCelebrity

Grabitet shtëpia e Vaçe Zelës në Tiranë: “I morën deri edhe medaljen”!

 

Shtëpia e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Vaçe Zela u grabit në Tiranë nga persona ende të paidentifikuar, një gjest ky tejet tronditës pasi shënjestroi banesën e një këngëtareje të kthyer në symbol të muzikës së lehtë shqiptare.

“Bilbili” i këngës sonë, sic njihej ndryshe, u shua shkurtin e vitit 2014. Por kujtimi i saj nuk u la i qetë.

Grabitësit mësohet se kanë marrë një medalje të Vaçe Zelës,  një laptop, dhe në ore të bashkëshortit.

Banesa ndodhet tek “Pazari i Ri” në kryeqytet. Vjedhja u konstatua nga motra e këngëtares ikonë që kujdeset për shtëpinë. Familjarët dyshojnë se dera është hapur me kartë. I vëllai artisti Hysni Zela thotë se janë marrë gjithashtu bizhuteri dhe sende me vlerë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF