Nga një studim i realizuar së fundmi nga “Oxford Royale”, ka rezultuar se Meghan Markle është anëtarja më inteligjente te familjes mbretërore britanike.
Hulumtimi Oxford Royal bazohet në arritjet akademike të anëtarëve të familjes mbretërore nga rezultatet e shkollës së mesme deri te kolegjet ku ata studiuan.
Meghan zuri vendin e parë, duke pasur parasysh se ajo u diplomua në Universitetin elitar Northwestern në Evanston, Illinois. Dukesha ka dy diploma, në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare, nga kolegji prestigjioz.
Ndërkohë, Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, doli e dyta në këtë listë. Kate ndoqi shkollën e mesme në kolegjin privat Marlborough në Wiltshire, Angli dhe vazhdoi të studionte në Universitetin e St. Andrews.
Princi William u shpall i treti ndërsa i vëllai, Princi Harry, nuk hyri as në listën e top 10 të “Oxford Royale”. Ai mbaroi vetëm shkollën e mesme dhe nuk mori pjesë në kolegj. Ndërkohë, një numër kushërinjsh të famshëm të Ëilliam dhe Harryt u renditën në ‘top 10’-tshen