Aktorja e njohur turke Demet Özdemir dhe partneri i saj Oğuzhan Koç i kanë dhënë fund lidhjes.
Sipas mediave turke dyshohet se arsyeja e ndarjes së çiftit është bërë refuzimi i Oğuzhan Koç për t’u martuar. Dyshja, të cilët vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ende nuk kanë bërë një deklaratë lidhur me lajmet që po qarkullojnë për ta.
Romanca e Demet Özdemir dhe Oğuzhan Koç u bë e ditur për mediat në ditët e para të vitit 2021. Marrëdhënia e tyre e dashurisë u konfirmua nëpërmjet disa fotove të dyshes teksa ndodheshin me pushime natën e ndërrimit të viteve.
Kujtojmë që këngëtari nisi një lidhje me aktoren pak pasi i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Yağmur Tanrısevsin.



















