KreuCelebrity

Nis edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës!

Mbrëmjen e kësaj të hëne u mbajt edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali do të zgjasë 3 netë, dhe prezantues të këtij edicioni janë, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Klevi Kadili dhe Isli Islami. Ndërkohë në natën e dytë do të jetë i ftuar special edhe Ardit Gjebrea.

Nata e parë përcolli shumë emocione ku interpretuan këngëtarë të rinj dhe sigurisht edhe emra shumë të njohur të skenës shqiptare. Në garë ishin 20 këngët e para, të cilat do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.

Disa nga artistët që ishin pjesë në mbrëmjen e kësaj të hëne janë, Ronela Hajati me këngën “Sekret” e cila dhuroi një performancë mbresëlënëse, Alban Ramosaj me këngën “Theje”, Kastro Zizo me këngën “Kujë”, Evi Reçi me këngën “Më duaj”, Urban Band me këngën “Padrejtësi”.

Në këtë natë magjike ishin gjithashtu edhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, të cilët emocionuan me interpretim drithërues të këngës “Triumfi i jetës”. Kënga e tyre mbart një tematikë shumë aktuale dhe prekëse, pasi është në respekt të atyre që kanë humbur jetën, atyre që janë duke luftuar me të, por në të njëjtën kohë u jep shpresë dhe një energji hyjnore atyre që kanë humbur njerëzit e zemrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF