KreuCelebrity

Franca shton masat anticovid, shkak rritja e rasteve!

Franca ka vendosur të përforcojë më tej masat anticovid, për të përballuar përhapjen e shpejtë të Omicron.

Për tri javët e ardhshme të gjitha tubimet publike do të kufizohen në 2 000 njerëz për mjediset e mbyllura dhe në 5 000 njerëz për ato në mjedis të hapur. Nisur nga 3 janari puna nga shtëpia do të bëhet e detyrueshme për të paktën tre ditë në javë.

Po ashtu edhe mbajtja e maskës do të bëhet sërish e detyrueshme jashtë në qendrat e qyteteve.

Por kryeministri Jean Castex ka bërë të ditur se nuk do të ketë shtetrrethim për natën e Vitit të Ri dhe shkollat do të rihapen siç ishte planifikuar në fillim të janarit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF