Moderatorja Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetin e saj social në Instagram, ku vazhdimisht zhvillon edhe bashkëbisedime me ndjekësit e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo bën pjesë, Top Channel, Ben Blushi.
Në bisedën e publikuar nga Arbana, shihet se Blushi e ka përgëzuar moderatoren për punën e saj, dhe këtë mesazh ajo e cilëson si më të bukurin për vitin 2021.
Biseda në Whatsapp
“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese”, ka shkruar Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të “Big Brother”.
“Faleminderit shumë Beni, do të shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur”, është përgjigjur moderatorja.
“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur”, vijon Blushi.
“Thank you”, është përgjigjur Arbana duke zbuluar në këtë mënyrë se ende ruan një marrëdhënie të mirë më Ben Blushin.



















