Mbrëmjen e kësaj të hëne në “Love Story”, Alketa Vejsiu i ka propozuar Bleonës që të bëjnë një shkëmbim dhe këngëtarja të vihet në rolin e prezantueses së emisionit.
Artistja e ka marrë me shumë sportivitet dhe është futur menjëherë në rol, ku ndër të tjera gjatë prezantimit me shaka tha, “Në “Love Story 3” do të martojmë Bleonën”.
“Bleona këto takat më kanë shkaktuar një ngërç të tmerrshëm në këmbë dhe unë mendoj që t’i mund të vish këtu dhe unë të ulem atje. Eja, eja vërtetë të ftoj, ja të të lë dhe skenarin. Ja sa bukur duket Bleona si prezantuese”, u shpreh Alketa gjatë programit të kësaj të hëne.
Ndërkohë që Bleonës të cilës i shkonte shumë edhe prezantimi tha, “Mirë se keni ardhur në edicionin e tretë të “Love Story” ku do të martojmë Bleonën, ka thënë Alketa (qesh) se unë jam këtu komplet improvizim tani. Viliani ka pasur takimin e tretë me Danielën, mos vallë ka lindur një romancë mes tyre? Ta shikojmë filmin pra”.



















