Vajza e aktores së njohur Rudina Dembacajt, Viktoria feston sot 5-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar të së bijës, aktorja ka publikuar disa fotografi përkrah saj, teksa ka bërë edhe një dedikim emocionues për të.
“E vogla ime, e madhe sa gjithë bota! Kujtoj si sot kur të mbaja në gji, pije qumësht e qetë dhe veç me frymëmarrje, më bëre të kuptoj, se nga ajo ditë, do jesh përgjithmonë më e rëndësishmja. Sot ti bën 5 vjeç, shoqja ime e ngushtë. Gëzuar ditëlindjen Viktoria ime”, ka shkruar ajo, duke na emocionuar të gjithëve.
Të menjëhershme kanë qenë urimet për aktoren nga miqtë, të afërmit dhe fansat e saj. Kujtojmë që Rudina gjithmonë ka ndarë me ndjekësit në Instagram marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e saj, ku vazhdimisht shpreh edhe dashurinë e madhe që ndjen për të.



















