KreuCelebrity

Pamje nga ambienti i ri luksoz në shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Shtëpisë së “Big Brother” këtë të martë i është shtuar një ambient i ri luksoz. Bëhet fjalë për një suitë, e cila do të shijohet nga banorët, por me një kusht vetëm nga dy persona në të njëjtën kohë.

Pasi u transmetuan pamjet nga suita me arredim modern, me vaskë e gjithçka që duhet për të kaluar një natë të bukur, Arbana i kërkoi banorëve të vendosnin se kush do të shkojë.

Banorët vendosën të qëndrojnë me radhë në suitë dhe mbrëmjen e kësaj të marte e shijuan Monika dhe Arjola.

Ndërkohë që disa prej banorëve insistuan që në suitë të qëndronte Donaldi dhe Beatrix meqë janë çift, por këngëtarja nuk pranoi.