KreuCelebrity

Julia Roberts, shkëlqen me rrobebanjo në moshën 54 vjecare!  

E konsideruar një prej femrave më të bukura në Hollivud, Julia Roberts e demonstroi edhe një herë në moshën 54 vjecare se e ka merituar plotësisht etiketimin “pretty woman”.

Paparacët e fotografuan së fundi në një plazh të Sidnejt, të veshur me një kostum banje në ngjyrë rozë, i cili i nxirrte në pah trupin e tonifikuar dhe këmbët e holla e të gjata.

Julia rrëfen se sekreti i siluetës së saj është një dietë e ekuilibruar dhe shumë ushtrime fizike.

 

 “Në familjen tonë, përpiqemi të hamë shëndetshëm dhe me kujdes. Kur vjen fjala tek lëvizja, aty preferoj të gjitha format e gjimnastikës që nga yoha e pilates, ndërsa nuk lë pas dore edhe notin”, shprehet aktorja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF