Ronela Hajati është pretendente për cmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo performoi të hënën në natën e parë të Festivalit, ku elektrizoi sallë.
Ndërkohë, ish i dashuri i saj Young Zerka, përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se kush është këngëtari që ai mbështet në këtë event, dhe nuk ishte Ronela.
Në fakt, në profilin e tij në Instagram shfaqet një foto e Kastro Zizo, cka lë qartazi të kuptohet se ky është konkurenti i preferuar i reperit.
Ronela dhe Young Zerka patën një lidhje gati pesë vjecare, të cilës i dhanë fund papritur thuajse 1 vit më parë.



















