KreuCelebrity

Gripi fiton terren, mjekët: Shenjë se Covid 19 po tërhiqet! 

Fundi i dhjetorit ka shënuar rritje të rasteve të prekur nga gripi dhe virozat e stinës.

Në këndvështrimin e epidemiologëve ky fakt shihet si gjë e mirë pasi e lidhin me hapësirat që po lejon Covid-19 e me gjasë ky vit do të jetë fundi nëse nuk do të kemi një tjetër mutacion edhe pse Omicron ka rritur numrin e infektimeve.

Por frika nga Omicron si dhe vendimi për të mos lejuar asnjë të punësuar pa vaksinë pas datës 4 janar ka rritur numrin e personave që po vaksinohen këto ditë me dozat e para.

Deri më tani, Omicron thuhet se ka klinikë të lehtë. Ndonëse tek ne është konfirmuar prania e tij, sërish në vend predominon mutacioni Delta./TCH/

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF