Antonela mbrëmjen e kësaj të marte ka marrë një surprizë shumë të bukur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ajo së shpejti do të bëhet teze dhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka hyrë motra e saj, e cila e ka surprizuar dhe ka zbuluar para gjithë shqiptarve gjininë e fëmijës që ajo pret të sjellë në jetë.
Nën shoqërinë e dhjetëra fishekzjarrëve, tullumbaceve dhe zbukurimeve Antonela mori lajmin se do të bëhet teze e një nipi.
Kjo surprizë erdhi për Antonelën prej “Kutisë së Pandorës”, kuti e cila u mundëson banorëve surpriza të ndryshme.