Pas sherrit me 50 Cent, ikona e muzikës Madonna ka nisur një “betejë” tjetër me Tory Lanez, të cilin po e akuzon se po përdor një nga këngët e saj të famshme pa lejen e këngëtares duke theksuar se kjo është e paligjshme.
Madonna i ka komentuar Lanez, duke i thënë, “Lexoj mesazhet e mia për përdorimin tënd ilegal të këngës time ‘Into The Groove’”.
Kënga në fjalë është e fundit e Toryt dhe titullohet “Pluto’s Last Comet”, ndërsa Madonna edhe publikisht ka treguar se nuk është fanse e tij
Kjo vjen pasi instrumentali i fillimit të këngës “Pluto’s Last Comet” është një ripërtërije e këngës së dikurshme të Madonnas “Into the Groove”. Kujtojmë që Madonna nuk është i vetmi personazh publik që ka telashe me kanadezin, pasi ky i fundit është futur në konflikt edhe me Megan Thee Stallion.



















