KreuCelebrity

Beatrix surprizon Albanin në “Festivalin e Këngës”, Donaldi përlotet!

Ashtu sic ishte përfolur se do të ndodhte, Beatrix u lejua të dilte nga shtëpia e Big Brother për të ndjekur të vëllain, Albanin në skenën e Festivalit të këngës në RTSH, e shoqëruar nga një autore e programit dhe nga rojet e sigurisë.

“Të dua shumë. Je më i miri në botë. E ke kënduar shumë bukur. Më ka marr malli, ju mendoj gjithë kohës. Jam shumë e lumtur. Sa bukur ke dalë. Je krenaria ime. Shkëlqe gjithmonë. Mendo sikur jam përpara teje sa herë që të këndosh.“,- i tha Beatrix.

“Asgjë nuk krahasohet me ty. Vetëm një gjë: jeta është e shkurtër, jetoje në maksimum, mos e vrit mendjen për asgjë. Çdo gjë është në rregull. Mami të do shumë. Të gjithë të duam shumë.”,- u përgjigj Albani.

Donaldi sakaq, është përlotur kur ka parë këtë moment.

“Shumë shumë e veçantë mu duk. E di sesa dëshirë ka pasur Triksa ta shohë Albanin.  Gjithmonë kemi pasur bisedat tona për Festivalin, unë i thoja e ka fituar. Ky moment ka qenë magjik dhe një nga më të bukurit që ajo ka kaluar.”,- tha aktori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF