KreuCelebrity

Pirro Çako dhe Ardit Gjebrea përloten në Festivalin e RTSH-së!

Mbrëmjen e kësaj të marte ishte nata e dytë e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Një prej të ftuarve special të kësaj natë ishte kantautori i njohur Pirro Çako.

Gjatë daljes së tij në skenë në monitor u shfaq një prej interpretimeve më të njohura të babait të tij Gaqo Çako, çka bëri që Pirro dhe Ardit Gjebrea, drejtues i Festivalit të emocionoheshin dhe përloteshin.

“Jemi plakur Pirro, i kemi të dy sytë me lot”, i tha Arditi, kurse Pirro kujtoi si shprehej babai i tij Gaqo Çako përpara çdo festivali.

“Festivali më zbret në popull. Aty populli me njeh më shumë, më do më shumë”, tha Pirro duke cituar fjalët e të atit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF