KreuCelebrity

“Sot u zgjova me mallkime..”, Arbana Osmani i kthehet ndjekses, “Doja t’i thoja kësaj zonje..”

Moderatorja Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan momente nga jeta e saj e përditshme.

Mëngjesin e sotëm moderatorja e ka nisur ditën me një sms jo shumë të këndshëm. Ajo ka rënë pre e fenomenit të sharjes dhe bullizmit në rrjetet sociale, ku një grua ka uruar më të këqijat për fëmijët e saj.

Arbana thekson se më e keqja është se ky sms vjen nga një grua e cila në fotografinë e profilit të saj ka dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në ëeb nuk duhet kurrsesi të normalizohet”, ka shkruar ajo përkrah profilit të ndjekses.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF