Angela ‘Angie’ Kukawski, ish menaxherja e biznesit të familjes Kardashian u gjend e vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Angeles. Policia e trajtoi rastin e 55 vjecares si vrasje. Dyshimet kryesore ranë mbi të dashurin e gruas, Jason Barker , I cili është arrestuar.
Në trupin e saj u gjet shenja e një plage të shkaktuar nga thika.
Besohet se I dyshuari e ka goditur atë në rezidencën e tyre, e më pas ka zhvendosur trupin duke e transportuar në shtëpinë e një të afërmi në Luginën Simi.
Menaxherja, nënë e 5 fëmijëve, kishte pasur edhe klientë të tjerë të famshëm si Nicki Minaj, Kanye West dhe Offset.