Nëse për ju viti që po lëmë pas mund të ketë shenjuar si i bukur ose jo për arsye të ndryshme, për disa prej emrave të njohur VIP shqiptar 2021-shi nuk qe edhe aq i lumtur sa i përket çështjeve të zemrës.
Divorcet, ndarjet dhe zhgënjimet që solli ky vit trishtuan edhe dashamirësit e çiteve që ende dëshirojnë që disa prej tyre të jenë ende bashkë.
Ndarja e Borës dhe Donaldit disa muaj më parë krijoi shumë mërzitje tek fansat e çiftit, të cilët ende shpresojnë për një rikthim të dyshes. Puthja e dhënë mes Donaldit dhe Borës në Big Brother pak javë më parë, bëri që fanstat të shpresonin edhe më fort se çifti la pas hatërmbetjet dhe rindërtuan marrëdhënien e tyre. Megithatë, për arsye që vetëm ata i dinë, rikthimi i Donaldit dhe Borës vështirë se mund të ndodhë, aq më tepër që aktori i humorit krijoi një lidhje të re me këngëtaren Beatriks Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother.
Edhe vëllai binjak i Donaldit, Romeo e pati një përfundim romance këtë vit. Lidhja dy vjeçare mes tij dhe këngëtares Jonida Maliqi mori fund pak muaj më parë. Lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë artistja Maliqi e cila në një program televiziv deklaroi se ajo është ‘single’.
Divorci më i bujshëm i këtij viti padyshim që është ai i kompozitorit Shpëtim Saraçi dhe këngëtares Mira Konçi. 25 vite martesë morën fund disa muaj më parë. Pas ndarjes Shpëtim Saraçi u kthye të jetojë në Shqipëri, ndërsa Mira Konçi vijon jetën në Amerikë me dy fëmijët e saj. Ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve.
Ata ishin në prag martese, por xhelozia duket se çoi në ndarjen e çiftit Erjon Zeqiraj Blerta Ligaj. Moderatori dhe partnerja e tij një vit më parë shpallën fejesën dhe ishin shumë të lumtur që së shpejti do të lidhnin kurorë, por ajo ditë nuk erdhi. Pak muaj më parë çifti hoqën çdo foto të njëri tjetrit në instagram dhe pranuan se romanca mori fund.
Cozman dhe e dashura e tij, Fjola, i dhanë fund lidhjes së tyre disa mujore në shtator. Dyshja fshinë njëri-tjetrin nga rrjete sociale dhe menjëherë u aludua se ishin ndarë. Këngëtari zyrtarizoi lidhjen me grimieren disa muaj më parë në rrjete sociale kur publikoi një foto me të para pasqyrës. Vajza nga Prishtina ishte pranë Cozman në çdo moment, pasi ata i lidhte bashkë edhe puna.
Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i dhanë fund romancës 10 vjeçare në maj të këtij viti. Dy artistët nuk dhanë detaje rreth arsyes përfundimit të marrëdhënies por ata pranuan se kanë mbetur miq shumë të mirë dhe se e respektojnë shumë njëri tjetrin edhe pas ndarjes.
Dashuria mes modeles Oriola Marashi dhe futbollistit Eros Grezda zgjati vetëm disa muaj. Pasi bashkëjetuan për disa kohë, papritur çifti njoftoi se i dhanë fund romancës së tyre në maj të këtij viti.