Beatrix dhe Donaldi për momentin janë çifti i vetëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Së fundmi ata kanë qenë në një bisedë së bashku me disa banorë të tjerë, ku mes të qeshurash Beatrix i ka bërë të ditur Donaldit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.
Beatrix ka theksuar mënyrën se si ajo do që Donaldi të sillet me të në atë ditë, ndërkohë ai ka uruar që mos të jenë brenda shtëpisë.
Kujtojmë që ditët e fundit ata kanë patur disa debate me njëri-tjetrin, pasi Beatrix është e pakënaqur me vëmendjen që i kushton Donaldi.
Biseda e plotë:
Beatrix: Unë jam pak fiksimaxhie me datat.
Donald: Për Shën Valentinin?
Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë.
Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.
Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.
Donald: Ishalla jo o Zot. Larg qoftë.



















