Këngëtarja e njohur Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall fituesja e Festivalit të 60-të Këngës në RTSH.
Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong” 2022, festival i cili këtë vit do të mbahet në Torino të Italisë.
Ronela ka bërë reagimin e parë në rrjetin e saj social Instagram pas spektaklit ku është shprehur e lumtur dhe “pa fjalë” nga kjo fitore. Ajo premton që kënga e saj do të vijë e ndryshuar dhe me një video e performancë që do të mbahet mend.
“Shihemi në Torino! @eurovision Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt @rtshqiptar. Ju premtoj që do të bëj një riimprovizim, një video dhe një performancë që do të mbahet mend! Nuk kam fjalë …”,ka shkruar këngëtarja.



















