Familja Kardashian është tronditur nga vrasja brutale e menaxheres së tyre nga partneri i saj.
Menaxherja e Kardashian, Angie Kukawski, u gjet e vdekur një ditë pasi u raportua e zhdukur. Mësohet se ajo është goditur me thikë në makinën e saj nga partneri i saj.
Policia ka vënë në pranga 49-vjeçarin si të dyshuar për vrasjen. Autoritetet thonë se Jason Barker vrau Kukowski dhe më pas e zhvendosi trupin e saj në Simi Valley të Los Anxhelosit duke përdorur makinën e tij.
Angie Kurafski ishte menaxhere edhe personazheve të tjerë të famshëm në SHBA, përfshirë Kanye West dhe Nicki Minaj.