Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi, është infektuar me coronavirus, ndaj ai nuk do të jetë i pranishëm në Petruzzelli të Barit për natën e ndërrimit të viteve.
“Kam marrë tre dozat e vaksinës si dhe vaksinën kundër gripit po ashtu. Tani jam në shtëpi me fëmijët e mi dhe Loredana Leçisos”, ka folur ai për “Corriere Della Sera”.
Albano nuk i jep dot shpjegim as vetë se si u infektua, “S’mund ta shpjegoj as vetë. Kam bërë të tri vaksinat, të fundit e bëra më 6 dhjetor si dhe atë kundër gripit”.
Infektimi me coronavirus ka bërë që Albano Carrisi të anulojë koncertin në natën e ndërrimit të viteve. Ai thotë se do të kishte kënduar edhe në gjendjen që është, por shton se rregullat duhen respektuar. Ndërkohë, ai u shpreh besimplotë se në mars do të udhëtojë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara.



















