Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mesditën e sotme se vitin e ardhshëm do të shihet si mundësi shtimi i masave shtrënguese në lidhje me pandeminë e coronavirusit.
“Unë shpresoj që jo e do të bëjmë çmos që jo por do të keni parasysh që e gjitha kjo varet nga spitalet, se mbylljet jashtë janë të lidhura me spitale që po mbushen.
Uroj e shpresoj e besoj që jo. Por disa masa do i marrim me siguri se nuk kemi rrugë tjetër. Nuk është dita sot për të folur për masa por për ta parë vitin e ardhshëm me gjithë aspektet që janë me optimizëm”, tha Rama.
Sipas kryeministrit problemi me virusin qëndron te papërgjegjshmëria e qytetarëve.
“Për ata që duan të bëjnë dasma festa shkuma party dhe e kërkojnë nga qeveria që t’ua mbajë virusin larg ça plani keni ta kaloni? Pa dashje the një të vërtetë të madhe që shumë njerëz e konsideorojnë këtë barrën tonë. Duam shtet, drejtësi, ligj, barazi por jo për vete. Të gjitha këto të jenë por kur vjen puna te unë jo, ky është problemi me virusin e shtrëngimet”, u shpreh Rama.