KreuCelebrity

Lajmi i mirë për fituesit e Lotarisë Amerikane, ndryshojnë procedurat!

Fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2022 kanë qenë në ankth për shkak të ngecjes së kthimit të përgjigjes së “dytë”, që cilësohet si fazë kruciale për procesin përpara dhënies së datës së intervistës.

Mësohet se Departamenti i Shtetit ka ndryshuar procedurat për fituesit, duke i thjeshtuar ato.

 

Sipas një njoftimi zyrtar, të publikuar nga DASH, seksioni i udhëtimeve, tashmë nuk nevojitet të dërgohet asnjë dokument plotësues, me aplikimin online, por ato paraqiten në momentin e intervistës në ambasadën apo konsullatën amerikane.

Njoftimi i plotë:

Dorëzimi i dokumenteve në KCC, konsullata në Kentucky për DV-2022

Hyn në fuqi menjëherë – Individët që janë përzgjedhur rastësisht për të marrë pjesë në programin e vizave të diversitetit (DV) për vitin fiskal (FY) 2022 (të përzgjedhurit DV-2022) duhet vetëm të paraqesin në Qendrën Konsullore të Kentucky (Kentakit) (KCC) aplikimin për vizë imigruese DS-260,  formularin e emigracionit për veten dhe çdo pjesëtar të familjes.

Pasi të merret në shqyrtim formulari DS-260, i cili plotësohet e dërgohet online nga të gjithë aplikantët dhe çdo pjesëtar i familjes së tyre, dosja e tyre  do të pranohet për t’u planifikuar për një intervistë për vizë pranë ambasadës.

Të përzgjedhurit e DV-2022 nuk duhet të dorëzojnë më në Kç asnjë dokument tjetër mbështetës të kërkuar për DV-2022 në mënyrë që të kualifikohen për t’u planifikuar për një intervistë personalisht në një ambasadë ose konsullatë.

Përkundrazi, të gjitha dokumentet mbështetëse për të përzgjedhurit e DV-2022 do të në lidhje me aplikimin do të shqyrtohen në ditën intervistën dhe do të vlerësohen në ambasadën ose konsullatën ku bëhet aplikimi për vizë.

Ligji i SHBA-së kërkon që të gjithë aplikantët për vizë imigruese të ofrojnë disa dokumente mbështetëse të nevojshme për të përcaktuar përshtatshmërinë për një vizë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF