Publiku foli dhe zgjodhi më të mirin: përpara disa ditësh, faqja zyrtare e festivalit europian publikoi një sondazh online me 5 emra për të zgjedhur një nga pesë vokalet më të mirë të edicionit të fundit te Eurovision.
Mes emrave ishin edhe Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri. Për të zgjedhur fituesin u hap një votim me komente në faqen zyrtare.
Gjithcka ka qenë e hapur dhe në dorë të votuesve që e thanë fjalën e tyre. Shumica e preferencave ishte për Gjon’s Tears, video e së cilit gjatë performancës live u publikua pak më pare.
Gjon Muharremaj, i njohur në botën e artit me emrin Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, ku në rezultatin përfundimtar, u rendit i treti.