Rudina Dembacaj festoi 5 vjetorin e vogëlushes së saj Viktoria, por në festë mungoi babai i vajzës, ish bashkëshorti i moderatores, Aleksi ( ose të paktën nga fotot, kjo u kuptua).
Edhe pse fillimisht u zotuan të ruanin një marrëdhënie të mirë për hir të vajzës, së fundi ata janë distancuar ndjeshëm nga njëri-tjetri.
Aleksi e tregoi megjithatë përmes postimeve në rrjetet soviale gëzimin që ndante në këtë ditë të vecante për të bijën. “Gëzuar 5 vjetorin. Ti nuk e ke idenë se si prezenca jote ka ndriçuar jetën time me lumturinë tënde. Të dua vogëlushja ime,”ka shkruar ai.
Ndërkohë ai ka postuar dhe një video plot nënkuptime, ku një burrë pyetet se si vepron kur mëson se fëmija ka pësuar aksident dhe ai përgjigjet: “Pikë së pari, a je mirë? Së dyti, të lutem më thuaj që është makina e nënës tënde.”