KreuCelebrity

“Ti s`do që të njohësh botën time”, Beatrix më e nervozuar se kurrë me Donaldin!

 

Nga pëlqim secret, në puthje e përqafime e tashmë, marrëdhënia e Donald me Beatrix duket se po i  kalon fazat me shpejtësi, pasi ka mbërritur te zënkat. Më e fundit ka ndodhur vetëm disa orë më parë.

Beatrix vendosi t’i tregonte Donaldit “botën e saj” duke i shkruar një listë me këngët e saj të preferuara. Pork ur ai ndërhyri e i kërkoi që të shtonte aty edhe dy këngë italiane, ajo nuk u përmbajt, por e grisi listën e u largua.

Donaldi iu afrua më vonë për të sqaruar situatën.

 “Për çfarë e grise këtë?”, e pyeti Donaldi.

“Sepse po ma kthen punën në inat, i mora disa fletë të shkruaja këngët e mia të preferuara”, tha Beatrix.

“Nuk e kuptoj pse e merr kaq seriozisht”, ia ktheu Donaldi.

“E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje”, u shpreh këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF