KreuCelebrity

“Ndërroi jetë në duart  e mia”, këngëtarja shqiptare rrëfen mes lotësh vdekjen e prindërve!

 

Mes emocionesh të forta e më pas, edhe përlotjeve, këngëtarja e njohura nga Kosova, Egzona Ademi, ka rrëfyer humbjet që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e saj. Egzona e përshkroi veten si një vajzë të fortë, por në emisionin  “E ardhmja është vajzë” në “Klan Plus”, tregoi një anë tjetër të saj.

“Momentet që kanë qenë ndër më të vështirat në jetë, që unë nuk do i harroj kurrë është humbja e prindërve se gjyshërit jo e jo që nuk i mbaj mend shumë mend, është humbja e prindërve. Unë kam humbur babin…Nuk kam qarë asnjëherë në emision, të betohem, nuk e di ç’po ndodh. Ka qenë e vështirë sepse babin e kam humbur jashtë, ka ndërruar jetë në Londër, larg meje. Kam qenë shumë e lidhur me të, ndërsa kur bëri babi 4 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërroi jetë edhe mami.”-ka rrëfyer ajo. 

Ndërkohë, e pyetur se si ndodhën këto ngjarje dhe nëse ishin probleme të shëndetit apo diçka tjetër, Ademi është përgjigjur:

“Po, edhe mami, edhe babi kanë qenë të sëmurë. Deri në njëfarë momenti kanë qenë mirë, por pastaj babi vdiq nga kanceri, ndërsa mami nga një sëmundje, atrofi e muskujve. Për mamin jam kujdesur derisa ndërroi jetë në duart e mia dhe ky moment ka qenë ndër më të vështirët. Është gjë shumë private dhe unë nuk para shprehem sepse nuk dua që t’i ngarkoj njerëzit, mundohem të jem shumë e fortë, i kam dhënë edhe frymëmarrje dhe ato çaste kanë qenë shumë të vështira për mua. Momenti më i vështirë ka qenë kur e morën, që e hoqën nga dhoma.”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF