KreuCelebrity

Ja si e uron Xhemi Shehu veten për Vit të Ri!

Me drejtimin e edicionit të 60-të të Festivalit të Kangës në RTSH, Xhemi Shehu ia nxorri mallin fansave të saj. Moderatorja u shkëput nga ekrani për një periudhe kohe të pacaktuar, por tani duket se e kërkon atë sërish. Xhemi ishte e ftuar në “Top Albania Radio” ku rrëfeu eksperiencën në festival.

“Si eksperiencë nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë”, pranoi ajo.

Ndërkohë, befasoi me urimin drejtuar të gjithë shqiptarëve për festa. Por ndërkohë, aty brenda, kishte dhe një urim për veten e saj.

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, tha Xhemi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF