Nuk e dimë nëse vitin e kaluar këta personazhe të njohur shqiptarë i kanë kërkuar babagjyshit një bebe, ama dimë me siguri që viti 2021 do të mbetet pëtjetë në memorjen si më i rëndësishmi në jetën e tyre.
Dikush përjetoi për herë të parë këtë vit që po lemë pas ndjenjën sublime të të bërit prind, e të tjerë u bekuan sërish me një bebe duke shënuar kështu një vit tjetër të rëndësishëm.
Nga binjaket e shumëpritura të gazetares Eni Vasili, bebushet kaq shumë të dëshiruara të prindërve të rinj Orinda-Turi; Marina-Getoari dhe për shumë prej emrave të njohur VIP shqiptar 2021- shi do të mbetet më i ëmbli dhe kuptimploti vit…Arsyeja është e thjeshtë; ‘Pandemia u solli një bebush’!
Elita Rudi dhe Gjiko mirëpritën më 3 mars të këtij viti fëmijën e tyre të dytë. Çifti e pagëzuan vajzën me emrin Bota. Bebushja erdhi në jetë dy vite pas Zërit, djalit të parë të çiftit.
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti Jakob u bënë prindër për herë të parë më 27 mars. Bebushi Sky është frut i një dashurie shumë vjeçare të modeles shqipatare dhe partnerit të saj.
Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja Andrra këtë vit përjetuan për herë të dytë ndjesinë e bukur të të bërit prind. Andrra solli në jetë djalin e dytë të çiftit të cilin e pagëzuan me emrin Ayan. Çifti janë edhe prindër të Ansit 5 vjeçar.
Më 24 prill Futbollisti kosovar, Granit Xhaka njoftoi nëpërmjet instgram se gruaja e tij solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit. I lumtur Xhaka tregoi se tashmë është baba i dy princeshave.
Këngëtarja shqiptare, Altuna Sejdiu e njohur me emrin e artit Tuna, i dha fund pritjes së ëmbël, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë më 10 maj. Nëpërmjet një kolazhi fotosh emocionuese nga momenti lindjes, Tuna zbuloi dhe emrin e djalit të saj të dytë, i cili është Zen. Zen është fëmija i dytë i artistes shkupiane nga marrëdhënia me instrumentalistin nga Kosova Patris Berisha. Çifti janë edhe prindër të një djali 4 vjeçar të quajtur Tian.
Aktorja e Klanifornia Eliona Pitarka ka një arsye madhore për të mos e harruar kurrë datën 22 mars 2021 dhe arsyeja është ajo, bebushja Gala që ka mbushur ditënetët e mami Eljonës tashmë prej 9 muajsh. Gala ëshë bekimi i parë për aktoren simpatike dhe partnerin e saj.
Edhe pse jetën private ai ka ditur mirë ta mbajë të tillë, tundimit për të njohur botën me ngjarjen më të rëndësishme të jetës së tij, Land Hysi nuk i rezistoi dot. Më 26 maj artisti dhe partnerja e tij Eva u bekuan me një djalë të cilin prindërit e rinj e pagëzuan me emrin Lukas.
Alina, bekimi i dytë i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi dhe aktorit turk Tolgahan Sayisman erdhi në jetë më 8 qershor 2021. Bebushja plotësoi ‘puzzelin’ e familjes me gene të bukura dhe është motra e vogël e Efehan, djalit të parë të çiftit.
Jo një por dy bekime në një ditë. 6 korriku i 2021-shit është më i bekuari për gazetaren Eni Vasili, e cila mirëpriti në jetën e saj binjaket Sofi dhe Nikol. Më herët Vasili tregoi edhe shpjegimin e emrave që ka zgjedhur për vajzat. Sofi, është emri i gjyshes së bashkëshortit të moderators dhe Nkol, emri i babait të saj.
Prej 15 korrikut të këtij viti Atara është lajtmotivi i mami Orindës dhe babi Turjanit. Bebushja sykaltër erdhi në jetë mesin e kësaj vere si bekim dhe frut i një dashurie shumë vjeçare mes moderatores Orinda Huta dhe producentit Turjan Hysko.
Kalendarit të datave të rëndësishme në familjen e stilit nga Kosova Valdrin Sahiti i është shtuar edhe data 24 gusht 2021 kur Sahiti dhe bashkëshortja e tij Edita u gëzuan me një tjetër vajzë të cilën e quajtën Paris. Vajza e parë e çiftit quhet Bella dhe është 3 vjeç.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë më 24 nëntor 2021 teksa mirëpritën në jetën e tyre bebushen Marget. Siç mund të kuptohet emri i vajzës së parë të çiftit është menduar të jetë bashkimi i emrave të prindërve.
Një lajm surprizë ishte për publikun ishte kur modelja e njohur Angela Martini njoftoi se më 2 dhjetor është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku i uroi mirëseardhjen në këtë botë djalit të saj. Teksa ajo e kishte mbajtur në fshehtësi të plotë këtë fakt, bukuroshja zbuloi se ajo dhe partneri i saj Dragos janë bërë prindër të një djali. Por, Angela nuk e ka mbajtur vetë fëmijën në barkun e saj, por ka zbuluar se e ka bërë me ndihmën e një nëne surrogate.
Moderatori i njohur i emisionit investigativ “Fiks Fare” Dorian Ramaliu dhe partneria e tij janë bërë prindër për herë të pare më 11 dhjetor të këtij viti. Ata kanë vendosur që ta pagëzojnë të voglin e tyre me një emër shumë të bukur dhe të vecantë, Boris