Princesha Charlotte, si mbesa e parë e Princeshë Dianas, do të trashëgojë një nga trashëgimitë e saj më të famshme dhe ikonike, diademën e saj, të cilën Diana e veshi ditën e martesës me Princin Charles.
Meqenëse Charlotte është më e madhja nga mbesat e Princeshës Diana, Lilibet është e dyta, ajo do të jetë zgjedhja e parë kur bëhet fjalë për trashëgiminë.
Duke folur për trashëgiminë, një burim mbretëror zbuloi për Good to Know se, “William është i afërt me xhaxhain e tij dhe e ka pyetur nëse diadema e nënës së tij mund t’i jepet Charlotte një ditë. Të dy kanë rënë dakord që stolia ikonë e Dianës i përket mbesës së saj të parë”.
“Spencer Tiara” u projektua nga Garrard në vitet 1930 dhe u krijua duke përdorur bizhuteri të tjera që zotëronte familja Spencer. Pjesa qendrore e diademës në formë zemre ishte një dhuratë martese për gjyshen e Dianës nga Lady Sarah Isabella Spencer, një teze e Kontit të 7-të të Spencer.



