
Lori Hoxhës, trashëgimtare e Top Channel e së fundi, dhe producente e “Big Brother VIP Albania”, nuk i paska hyrë mbarë ky vit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo rrëfeu sesi e nisi 2022-shin.
Lori tha se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Megjithatë, vazhdon të ndihet mirënjohëse për ato që ka.
“Sick but grateful”,- shkruan ajo, teksa ka postuar një fragment nga dita e saj, duke parë emisionin e vitit të ri të “Big Brother VIP”. Në emisionin e mbrëmshëm u tregua përmes një klipi të dedikuar se cfarë ndikimi ka pasur mbi publikun shqiptar BBV, i cili ka thyer rekord klikimesh. Lori rrëfeu më tek objektivat që ka:
“Të kem prioritet shëndetin
Të qëndroj më pak në telefon
Të ndërtoj shtëpinë time në fshat”