KreuCelebrity

Antonela nuk heq dorë, ofendon rëndë disa banorë të BBV!

Si në “Për`Puthen”, ashtu edhe tek “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ran ë sy për lojën e fortë e provokuese, duke arritur të shihet edhe si një person problematic në garë. Pas daljes nga BBV, ajo la të kuptohet se mund ta kenë penalizuar disa situata, duke veçuar debatin e ashpër që pati me Big Mamën.

Por edhe pse u bë një javë që është larguar, duket ende “nuk i ndahet shpirti” nga ngacmimet, të cilat i vazhdoi edhe jashtë shtëpisë.Ajo duket ka parë biseda që nuk i kanë pëlqyer mes banorëve, që kanë folur keq për të, dhe në një story të postuar në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo ka shkruar:

“Kur macja nuk ishte, minjtë paskan filluar të hedhin valle. Relax, është thjesht një show”.

Më pas, ajo ka postuar edhe foton e dy minjve me numrin “22” si një formë urimi ironizues për banorët, ndërsa nuk harroi që të falenderonte shumë njerëz që i kanë qëndruar pranë, si dhe publikun.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF