Duket se 2022-shi do të sjellë rikthimin e serialit tejet popullor “Shtëpiake të dëshpëruara” , të paktën këtë tregojnë raportet në disa media të huaja.
Seriali që u bën shpejt mjaft i njohur e i preferuar në mbarë botën pati tetë sezone, nga viti 2004 deri në 2012-tën dhe rrëfente historinë e një grupi mikeshash që jetonin në Ëisteria Lane –një lagje në dukje perfekte, por që fshihte plote secrete, krime, romanca të ndaluara e drama familjare.
Në faqen zyrtare të serialit në Tëitter është hedhur një postim ku thuhet: “Ne po presim me dëshpërim për vitin 2022,” në krah të fotos së aktoreve kryesore.
Eva Longoria, që interpretonte Gabriella Solis, pohoi se rifillimi i serialit ishte planifikuar dhe se ajo do të ishte e para që do të aplikonte për të marrë pjesë në episodet e reja.
*Desperately* waiting for 2022. pic.twitter.com/Io6cN99giO
— Desperate Housewives (@DesperateABC) December 31, 2021