Varianti Omicron ka bërë që shumë vende të ndërmarrin masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të viursit.
Duke nisur nga dita e sotme të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Kosovës duket të kenë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anticovid.
Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës më 1 dhjetor 2021 me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit dhe hyn në fuqi sot, më 3 janar.
Për ata persona që duan të hyjnë në Kosovë, por nuk kanë bërë ndonjë dozë të vaksinës në vendim thuhet që mund të vaksinohen nga ekipet e vendosura në pikat kufitare.