KreuCelebrity

“Ka zemër të bardhë, gjynah që paragjykohet jashtë”: Për kë e ka Antonela?

Edhe në “Për`Puthen”, edhe në “Big Brother VIP”, Antonela Berisha u shfaq si një person që nuk konformohej lehtë, dhe shpesh është gjendur në situata konflikti, një pjesë të nxitura dhe prej asaj vetë. Por brenda BBV, është dikush për të cilin ajo ndan mendim të mirë.

Në një lidhje telefonike nga Dubai, në studion e Fan Club, Antonela është shprehur se ka parë një anë tjetër të Beatrix, ndryshe nga çfarë flitet jashtë.

Sipas saj ajo është një vajzë me zemër të bardhë e madje mund të vazhdojë shoqërinë me të edhe jashtë shtëpisë.

 Kur kam shku aty kam thënë që nuk kam ardhur, por realisht kam zbuluar disa persona që më janë dukur ndryshe nga jashtë dhe ndryshe nga brenda, njëra nga ato është Beatrix që është një vajzë me zemër shumë të bardhë dhe më vjen keq që paragjykohet jashtë”, tha Antonela.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF