Ata kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme, por vetëm 15 minuta larg njëri-tjetrit.. Kjo është historia e dy binjakëve: Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo, të cilët linden në vite të ndryshme, një në fundin e vitit 2021 dhe tjetri në fillimin e vitit 2022.
Ngjarja ndodhi në spitalin e Qendrës Mjekësore Natividad në Kaliforni. Përafërsisht 120 000 lindje binjake ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Megjithatë, mundësia që binjakët të lindin në vite të ndryshme është një në dy milionë.
“Për mua është çmenduri që ata janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, u shpreh e ëma e dy binjakëve Fatima Madrigal.
“Kjo ka qenë sigurisht një nga pjesët më të paharrueshme të karrierës sime. Ka qenë një kënaqësi e vërtetë t’i ndihmoja këta të vegjël të vijnë në botë shëndoshë e mirë në 2021 dhe 2022. Çfarë mënyrë fantastike për të filluar Vitin e Ri!”, ka thënë mjekja që priti lindjen e binjakëve, Ana Abril Arias.