KreuCelebrity

Prit pak, Beatrix nuk është emri i vërtetë? Nuk do ta besoni si quhet këngëtarja!

Beatrix Ramosaj ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen me historinë e saj të dashurisë në Big Brother VIP. Por këngëtaren, ne përherë e kemi njohur me këtë emër. Megjithatë, duket se ai është emri i saj i artit, të paktën nëse i referohemi emisionit  “n’ZOOM” që pretendon se ka mësuar nga burime të sigurta emrin e vërtetë të saj.

Sipas “n’ZOOM”, Beatrix në realitet është Behigje Ramosaj, me origjinë vjen nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës.

Beatrix është aktive prej vitesh si në fushën e muzikës, ashtu dhe në atë të modës. Në vitin 2010, mori pjesë në Kënga Magjike me “I Love Beat-In”, pastaj në 2011 bëhet pjesë e koknkursit me këngën “Dilema”, e një bir më vonë publikoi videoklipin “Let Me Love You”, një këngë e zhanrit R&B që doli në ditën e të dashuruarve, një produksion Elgit Doda dhe tekst Big Bast.

Kënga flet për një vajzë të dashuruar e cila nuk ka guxim t’i shprehë dashurinë djalit që do. E pyetur nëse kënga ishte për dikë në veçanti, ajo u përgjigj: “Jo, nuk është një dedikim, është thjesht një tekst i sugjeruar.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF