Në spektaklin e 1 janarit banorëve të “Big Brother VIP” iu komunikua se formati do të shtyhet deri më 18 shkurt dhe iu është dhënë 3 ditë kohë për të vendosur nëse do ta vazhdojnë eksperiencën e tyre.
Gjatë këtyre ditëve banorët kanë marrë mesazhe nga familjaët të cilët i kanë motivuar që të vazhdojnë lojën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Por së fundmi në një intervistë për “Open”, Arbana ka zbuluar se spektakli mund të zgjasë edhe më shumë.
“Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë!”, tha ajo. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodh..