KreuCelebrity

Moderatorja e njohur do të futet në “Big Brother VIP”!

Në spektaklin e sotëm në “Big Brother VIP” do të hyjnë banorë të rinj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër ta do të jetë moderatorja e njohur kosovare, Egzona Rafuna. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë “Gazetës Blic”.

Kujtojmë që “Big Brother” ishte parashikuar të përfundonte më 14 janar, por tanimë është shtyrë për më 18 shkurt.

Banorët këtë të shtunë morën vesh vendimin e produksionit për shtyrjen e “reality show-t”, dhe mbrëmjen e sotme do të japin përgjigje nëse janë dakord që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF