Këngëtarja e njohur Sheila Haxhiraj pas daljes nga shtëpia është përfolur se ka nisur një romancë me Kledi Hysën.
Dyshja u fotografua më shumë se një herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe deklarata e Kledit para disa kohësh duket se konfirmoi thashethemet që po qarkullonin. “Jam i lidhur”, tha ai në një intervistë, ndërsa nga Sheila nuk ka pasur një reagim të qartë.
Por, këtë të hënë në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Sheila zbuloi se kafen e parë të vitit 2022 e ka pirë më Kledi Hysën, ndërkohë që ky i fundit e ka ripostuar foton pa bërë ndonjë shkrim, por e shoqëroi postimin me këngën “Lost in the fire” të The Weeknd.
Ndër të tjera këngëtarja e pyetur se çfarë është dashuria për të është përgjigjur ‘’Lumturi’’.
Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të japë ndonjë konfirmim në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për romancën mes tyre..



















