KreuCelebrity

Prindërve në shkollën e Archie nuk u ‘bëhet vonë’ fare se ai është një anëtar i familjes mbretërore!

Prindërit në çerdhen e Archie nuk u intereson fare fakti se Meghan Markle dhe Princ Harry janë mbretërore dhe i trajtojnë ata njësoj si gjithë të tjerët; shkruan ‘The mirror’

Djali dy vjeçar i çiftit ka nisur një çerdhe pranë shtëpisë së familjes, ku do të mësohet për “arsimimin emocional”, ndërgjegjësimin dhe si të jetë i sjellshëm dhe të kujdeset për mjedisin. Burimet i thanë Mirror se si Meghan ashtu edhe Harry janë të rregullt në shkollë dhe Archie shpesh mund të shihet me kutinë e tij të drekës me vete njësoj si shokët dhe shoqet e tjera të çerdhes.

Një prind i një prej shokëve të klasës së Archie-t tha: “Harry shpesh e sjell Archie-n dhe e merr atë dhe duket si një baba i mirë. Të gjithë prindërit kanë qenë të qetë në pritjen e Harry-t dhe Meghan-it, pa bërë bujë. Dhe për fëmijët e tjerë, Archie është vetëm njëri prej tyre.  Ata nuk e dinë se prindërit e tij janë mbretër, dhe ndoshta nuk do t’i interesonin – përveç nëse Meghan do të ishte një princeshë e Disney-t.”

Sipas prindërve nuk ka asnjë sjellje prej mbreti tek Harry dhe Meghan dhe kjo i ka bërë edhe prindërit e tjerë të shkollës që shpesh të jenë krejt indiferentë kur rastisin me çiftin e familjes mbretërore britanike.

Ndryshe duket se ndodh tek pjesa tjetër e familjes në Londër. Prindërit në shkollën e Princit George dhe Princeshës Charlotte në Londër janë mësuar gjithashtu të shohin anëtarët e familjes mbretërore Kate ose Ëilliam në portat në kohën e marrjes, por një nënë tha se ata nuk janë njerëzit më interesantë atje.

Me sa duket, prindërit mezi i hedhin një vështrim të dytë pretendentëve për fron kur ata lënë George dhe Charlotte  dhe në shkollë, ndonëse të gjithë kanë shumë dëshirë t’i shohin nga afër.