Një lidhje intensive që ka nisur pak kohë me parë mes boksierit Robin Krasniqi dhe ish-miss-it Marigona Krasniqi duket se është kurorëzuar. Mësohet se çifti ka lidhur kurorë nëpërmjer një ceremnie private në një prej restoranteve të njohura në Kosovë këtë të hënë.
Dyshja ka preferuar që datën e shënuar ta ndajnë vetëm më miq dhe familjarë të rrethit të ngushtë, duke munguar kështu edhe postimet në rrjete sociale.
Romanca e sportistit dhe bukuroshes nga Kosova ka nisur pak kohë më parë, ndërsa nëpërmjet një interbiviste për Prive disa javë më parë Marigona zbuloi se takimi i parë mes dyshes ka qenë rreth pesë vitë më parë, kohë kur Robini ishte në një lidhje dashurie me modelen Kejdi Lushtaku.



















