Varianti Omicron mund të shtyjë edicionin e 64-të të Grammy Awards. Data e parë është përcaktuar 31 janari, por burime të ndryshme për mediat e huaja po thonë se kjo data nuk është e mundur.
Dhe nëse kjo ndodh, ky do të jetë viti i dytë që që Grammy shtyhet për shkak të Covid-19. Kujtojmë që shfaqja e vitit të kaluar fillimisht ishte caktuar për 31 janar 2021, por më 5 janar 2021, u shty për më 14 mars për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Los Angeles. Në atë kohë, shfaqja u zhvendos gjithashtu nga Staples Center në Qendrën e Konventave të Los Anxhelosit, e cila lejoi më pak grumbullim.
Trevor Noah do të rikthehet si prezantues i çmimeve Grammy 2022. Akademia dihet se preferon ta mbajë shfaqjen në një arenë me kapacitet të plotë, pasi ata marrin të ardhura të konsiderueshme nga biletat.
Nëse data e ndarjes së çmimeve shtyhet, automatikisht do të shtyhen edhe mbrëmjet gala. Kujtojmë që nominimet për Grammy të këtij viti u shpallën më 23 nëntor 2021.



















