KreuCelebrity

Njihuni me dy vajzat e reja të “Love Story”!

Programi i dashurisë “Love Story” këtë Vit të Ri ka nisur me një surprizë. Në spektaklin e kësaj të hëne programit iu  bashkuan dy vajza të reja, te cilat sikurse gjithë protagonistët e “Love Story” dëshirojnë të gjejnë njeriun e jetës në ekran.

Dy vajza të reja janë Anxhelina, e cila është një doktoreshë mami, ndërkohë Klaudja është kuzhiniere dhe ka një biznes të sajin privat.

Detaje të tjera për konkurrentet e reja do të merren vesh në ditët në vijim në programin e përditshëm “Love Story Talk”, i cili transmetohet çdo ditë në TV Klan në orën 16:05.

Kujtojmë që “Love Story” këtë sezon erdhi te publiku erdhi me risi të shumta, ku në fron janë dy vajza dhe dy djem dhe përballë tyre janë konkurrentët të cilët duan të fitojnë zemrën e tyre.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF